Presidenti amerikan i sapozgjedhur, Donald Trump, ka mbuluar me elozhe Pakistanin, popullsinë dhe kryeministrin Nawaz Sharif gjatë një bisede telefonike me Sharif, njoftoi Islamabadi.
Qeveria pakistaneze publikoi dje në mbrëmje një përmbledhje të bisedës mes dy personaliteteve.
“Ju jeni një person i jashtëzakonshëm. Ju po bëni një punë shumë të mirë, që duket kudo. Jam i paduruar që t’ju takoj sa më shpejt”, kishte deklaruar Trump sipas citimeve nga qeveria pakistaneze.
“Vendi juaj është i jashtëzakonshëm, me mundësi të mëdha. Pakistanezët janë një nga popujt më inteligjentë që ekzistojnë”, kishte vazhduar ai sipas këtij teksti.
I ftuar nga Sharif për t’i bërë vizitë, Trump theksoi se do të dëshironte shumë të bënte një vizitë në këtë shtet fantasti, vend fantastik ku jetojnë persona fantastike”.



