Një lidhje mes impotencës dhe meshkujve që dhunojnë femrat?

Një lidhje mes impotencës dhe meshkujve që dhunojnë femrat?

Çrregullimet seksuale mashkullore, në mënyrë të veçantë impotenca, mund të qëndrojnë në bazë të sjelljes së dhunshme ndaj femrave. Për momentin vetëm një hipotezë, ky do të jetë objekti i një studimi dhe një debati të gjerë që do të përfshijë ekspertët e Shoqatës Italiane të Andrologëve, gjatë tryezës së rrumbullakët me temë “Mashkulli i brishtë: rrënjët e përndjekjes, dhunës dhe vrasjes së femrave në çrregullimet seksuale të burrave”. Konferenca shkencore me këtë temë do të mbahet në 23-25 maj.

“Deri sot mendohej se sasia e madhe e testosteronit mund të ishte shkaku i agresivitetit, por nga studimet e fundit del se pas personalitetit të dhunshëm dhe agresiv të një mashkulli mund të fshihet mosfunksionimi seksual, në mënyrë të veçantë mungesa e ereksionit”, shpjegon për ANSA Alessandro Palmieri, kryetar i Shoqatës Italiane të Andrologëve.

“Ky debat do të jetë rasti i duhur për t’u thelluar në këtë temë, por pa krijuar një alibi për sjellje të tilla që duhen dënuar me ashpërsinë e ligjit.  Por krahas kësaj, për të analizuar dhe për të fituar përvojë në luftimin e këtij fenomeni përmes zbulimit të sikleteve seksuale, që shpesh mbahen të fshehura nga popullata mashkullore”, thotë Palmieri.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy