Zyrih/ Tetë këngëtare shqiptare dhe 2 “shefat” e tyre në një klub nate

Zyrih/ Tetë këngëtare shqiptare dhe 2 “shefat” e tyre në një klub nate

Policia Kantonale e Zyrihut ka bastisur një klub nate në Embrach në pronësi të shqptarëve dhe ka arrestuar 10 persona, përfshirë këtu edhe menaxherin e klubit. Siç bën të ditur polizeinews.ch, bëhet fjalë për 9 shtetas të Shqipërisë, pa dokumente të rregullta qëndrimi në Zvicër dhe për menaxherin e klubit, shtetas të Serbisë. 

Lokali njihet si klub shqiptar i muzikës ndërsa personi që e menaxhon atë është shqiptar por me shtetësi serbe, shkruan albinfo.ch. Tetë femra të arrestuara janë këngëtare, kameriere dhe “dama animuese”, të moshave 19 deri 28 vjeçare, njofton policia.

Veç tyre është arrestuar edhe një shtetas tjetër i Shqipërisë, 28 vjeçar, i cili po ashtu po qëndronte ilegalisht në Zvicër. Të gjithë të arrestuarit dyshohen për shkelje të Ligjit për të huajt dhe duhet të merren në pyetje nga prokuroria përgjegjëse.

Arrestimi i femrave, këngëtare dhe kameriere kryesisht nga Shqipëria, të cilat vijnë në klubet e natës në Zvicër, të udhëhequra të shumtën e rasteve nga menaxherë shqiptarë të Kosovës ose të Maqedonisë, është një dukuri që përsëritet shpesh. Zakonisht bëhet fjalë për qëndrim dhe punë pa leje të tyre ose edhe për afarizëm ilegal të klubeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy