
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira mesatare hera - herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje e tyre.
Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Temperaturat do të arrijnë deri në 39 °C.



