Vasili: Rama, Veliaj dhe Gjiknuri, ideatorët e aferës së inceneratorëve. Ka pasur një pakt heshtjeje ‘ta pësojë, kush ta pësojë’

Vasili: Rama, Veliaj dhe Gjiknuri, ideatorët e aferës së inceneratorëve. Ka pasur një pakt heshtjeje ‘ta pësojë, kush ta pësojë’

Petrit Vasili, nënkryetar i Partisë së Lirisë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se dokumentet që dalin çdo ditë tregojnë qartë që ideatorët e aferës së inceneratorëve janë kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj duke shtuar se dhe ish-ministri Gjiknuri është i përfshirë. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Vasili tha se ka pasur një ‘pakt heshtjeje’ mes të përfshirëve, në mënyrë që afera të ecte përpara edhe ndonëse dikush do implikohej dhe zbulohej. "S’kam pse ta di si iku, nuk e di çfarë di Ahmetaj. Më mjaftojnë gjitha dokumentet që dalin përditë në media dhe mbrëmë një gazetar shqiptar bëri publike të tjera dokumente. Një pafundësi dokumentesh tregojnë qartë që ideatorët e kësaj afere janë Rama, përgjegjësitë e pjesës më të rëndë të aferës që është inceneratori i Tiranës i mban Veliaj. Ka përgjegjësi dhe Gjiknuri, kryetari i bashkisë së Fierit. Një seri dokumentesh që provojnë që afera sa është prekur dhe është e shumë thellë, e rëndë. Është shtyrë në kohë zbardhja e saj, kallëzimet tona kanë qenë që në marsin e 2021. Afera është shumë e madhe, është humbur kohë e çmuar, përgjegjësit kryesorë nuk janë para drejtësitë, përgjegjësit mbi të cilën rëndojnë qindra milionë euro nuk janë para drejtësisë. Të ashtuquajturit pronarët e inceneratorëve, pasi janë vetëm zbatues të vullnetit të qeverisë janë në arrati. Gjithë kjo situatë e rëndë është para syve, pyetja themelore retorike është pse nuk është para drejtësisë Rama, Veliaj, Agaçi? Sepse dokumentet e përgjegjësisë së tyre janë të qarta, dhe dëmi është i qartë dhe shpërdorimi i detyrës dhe shkeljes së rregullave të shtetit janë të qarta.14 vendime në ditë nuk i merrte njeri pa miratimin e kryeministrit. Vjedhja e Tiranës ku incenerator nuk ka dhe ku groposen mbeturina me 29 euro toni, ndërkohë që në Shkodër bëhet me 12 euro toni janë pyetje, përgjigjet e të cilave nuk mund t'i shmangesh. Në rast se 3 kallëzime të mëdha plus dhe kallëzime të tjera dhe me dokumente që dalin çdo ditë në pah, a mundet kryeministri fushatën më të fundit për pushtetin lokal të shkojë të krenohet përpara inceneratorit të Fierit që nuk punon sot e kësaj dite e për të cilin nuk ekzistojnë as kontrata. Është shkelur ligji në mënyrë absolute. Kush mund ta ofrojë një mbrojtje të tillë? 14 vendime që kanë kaluar në një ditë janë fakt, kanë kaluar në Këshillin e Ministrave, kush do i marrë përgjegjësitë për këtë? Opozita? Media? Në Këshillin e Ministrave ka një byro juridike që ka të drejtën e madhe që të kthejë në çdo kohë çdo vendim që ka papërputhshmëri jo këto që ishin me shkelje të ligjit. Vetë ministrave ishin shprehur kundër. I dini qëndrimet e Canit, Manjanit. Kjo përgjegjësi është e drejtpërdrejtë për kryeministrin. Ka pasur një pakt heshtje, kush ta hajë ta hajë, të fshihemi sa është e mundur dhe që afera të ecë përpara".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy