Këtë të martë numri i amerikanëve të shtruar në spitale arriti një nivel rekord, pasi në muajin nëntor janë zbuluar mbi 1 milionë raste me koronavirus. Nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani në SHBA janë konfirmuar 10 milionë raste, ndërsa 239.732 është numri i vdekjeve, me një masatare 900 në ditë.
Sipas BBC është konfirmuar se këtë të martë në spitalet e Amerikës ishin 61.964 persona të cilët po merrnin ndihmë mjekësore për koronavirusin.
Ndërkohë ekspertët paralajmërojnë se spitalet në të gjithë vendin shumë shpejt mund të mbingarkohen, ndërsa e cilësojnë këtë shpërthim si më të rrezikshëm edhe se vala e para.
Në 10 ditët e para të nëntorit Amerika kapi mbi 1 milion raste të reja të koronavirusit.
Shtetet në të gjithë SHBA-në kanë thyer rekorde sa i përket rasteve të reja këtë javë. Më 10 nëntor, Texas u bë shteti i parë që arriti një milion raste në total. Kjo do të thotë se tejkaloi edhe Italinë, shtetin më të prekur gjatë valës së parë në muajt mars dhe prill.



