Lëviznin me armë zjarri në makinë, arrestohen 3 persona në Tiranë

Lëviznin me armë zjarri në makinë, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në automjet.

Në prangat e policisë kanë  rënë K. Y., 35 vjeç, E. M., 41 vjeç, dhe A. N., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet dhe dy mjete të forta (çekiçë)

Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Almak”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonin me armë zjarri pistoletë në automjet, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet dhe dy mjete të forta (çekiçë).

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Almak”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– K. Y., 35 vjeç, E. M., 41 vjeç, dhe A. N., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. N., dhe pasagjerë shtetasit K. Y., dhe E. M. Në momentin e ndalimit, shtetasi E. M., ka kanosur punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. Y., shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, për të cilën drejtuesi i automjetit, shtetasi A. N., ka dhënë deklaratë të rreme, se arma ishte e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet, dhe dy mjete të forta (çekiçë), të gjetura gjatë kontrollit të automjetit. Vijon puna për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së armës së zjarrit dhe sendeve të forta, nga 3 të arrestuarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy