Parlamenti Europian do të votojë më 19 tetor për rezolutën për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ende nuk është publikuar draft-teksti i rezolutës në fjalë, ndërkohë që të martën u zhvillua debati mbi dokumentin në fjalë.
Titulli i plotë i është “Rezoluta për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat në veri të Kosovës”.
Kujtojmë që disa eurodeputetë kërkuan ndëshkimin e Serbisë pas sulmit të armatosur në Banjskë.
Kujtojmë që më 24 shtator mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u asgjësuan tre terroristë serbë.



