
Shqiptarët shpenzojnë jo pak kohë duke komentuar dhe analizuar politikën dhe debatet rutinore të ditës. Por, përtej politikës së madhe, lidhje direkte me të, ajo e të zgjedhurve me deputetin, duket se nuk është edhe aq e fortë.
Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, në 25 prill, votuesve u dha mundësia që veç partisë të zgjidhnin edhe kandidatin e tyre të preferuar. Por, sa e njohin vërtet qytetarët deputetin që i përfaqëson dhe vendos në emër të tyre, në Parlament?
Thuaje mor burrë se e harrova!
Nuk e njoh deputetin!
E kemi takuar, po pas zgjedhjeve jo.
Fytyrën ia kam parë njëherë para një viti.
Nuk i dimë emrin!
Politika ka përfshirë në debatin e saj të brendshem, idene e vetingut, pra kalimin ne filtër të pasurive dhe figurës së tyre. Opinionet e qytetarëve, janë të ndryshme
Vetingu të bëhet se s’bën.
Duhet bërë, jo politika vetë se politika mbron veten.
Vetingu duhet për të gjithë. Pas vetingut duhet të vijnë elementë të rinj.
T’i djegësh këta njerëz që vjedhin, se na ka ardhur deri këtu.
Janë 140 deputetë që përbëjnë Kuvendin e Shqipërisë, vetëm tre prej tyre, hynë në Kuvend, duke përmbysur listën e partive, demokratit Luçiano Boçi dhe socialistët Fatmir Xhafaj dhe Oraldo Rakipi.
Historia ka treguar se nuk kanë qenë të paktë, deputetët, që i ka caktuar partia dhe që nuk janë dëgjuar asnjëherë të mbajnë fjalim për shqetësimet eelektoratit në Parlament. Duke e bërë të vështirë, që qytetarët e zonës së tyre elektorale, t’i njohin së paku, përmes televizorit.



