Daçiç: Do të loboj kundër njohjes së Kosovës

Daçiç: Do të loboj kundër njohjes së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se ka filluar veprimtarinë vendimtare diplomatike për të parandaluar njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.

Mediat serbe, njoftojnë se Daçiç ka zhvilluar një seri takimesh bilaterale në nivel të lartë në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, ku po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë, transmeton KosovaPress.

Daçiç theksoi se aktivitetin kryesor të tij në Samit është duke e orientuar në takime bilaterale me përfaqësuesit e atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që mos të ketë ndryshim të pozicionit të tyre, por edhe siç tha ai, do të ketë takime edhe me përfaqësues të vendeve ku është e mundur për të ndryshuar pozicion në drejtim të kundërt.

Duke vënë në dukje se në Samitin e Frankofonisë, po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe pritet ardhja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm serb ka thënë se "ata kanë shpresa të mëdha me zhvillimin e takimeve me një numër të madh të vendeve që nuk janë njohur Kosovën"./KosovaPress/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy