Terenc Gjoka rrëfen pasionin e tij për muzikën, rrëmben vëmendjen e jurisë në ‘AGT’

Terenc Gjoka rrëfen pasionin e tij për muzikën, rrëmben vëmendjen e jurisë në ‘AGT’

Terenc Gjoka nipi i Aleksandër Gjokës në një lidhje skype me ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer pasionin e tij për muzikën të cilin e ka pasur gjithmonë dhe pse nuk është shfaqur më herët për të kënduar.

Ai tha se vendosi të merrte pjesë në “AGT” i shtyrë më shumë nga gruaja e tij e cila gjithmonë i ka kërkuar të këndonte për të duke i thënë se ka një vokal shumë të bukur.

Terenci rrëfen se as Aleksandri me Renisin nuk e dinin që ai këndonte dhe kanë mbetur të habitur nga performanca e tij.

Drupal Ad

Me thënë të drejtën kisha pak peshë mbi supe të prezantohesha si nipi i Aleksandër Gjokës. U ndjeva mirë në ato momente dhe xhaxhai nuk e dinte që kisha një vokal të tillë sepse nuk isha shfaqur ndonjëherë. Prita kaq vite edhe pse jam i pasionuar pas muzikës.

Ishte hera e parë që këndova aty dhe tani që e shoh se besoj se kam kënduar unë. Kur një artist shikon veten e vetë kap ato gabimet e veta por është një emocion i madh.

Sebepi ishte fakti që unë këndoja të dashurës sime dikur se tani është gruaja, më kërkonte të këndoja gjithmonë dhe më vlerësonte duke më thënë ke një zë të bukur.

Si Sandri dhe Renisi kanë mbetur të surprizuar nga performanca ime, dhe meqë ishte ajo rruga më dha disa këshilla për performancën e radhës, për mua ai është legjendë jo vetëm se është xhaxhai im.

Mbase mund të marr guximin dhe ta bëj. Përveç muzikës në jetën e përditshme punoj për një ndërmarrje farmaceutike, por tani mendoj që mund ti futem dhe rrugës së muzikës meqë nisa këtë rrugëtim, por është ende shpejt është vetëm fillimi. unë jetoj në Itali prej vitit ‘97.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy