Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka marrë pjesë në një panel me delegatë të Asamblesë Parlamentare ku i është përgjigjur interesit të gazetarëve. Majko tha se Nato ka politika të hapura për të antarësuar me shpejtësi vendet e ballkanit si Maqedonia, Serbia apo edhe Kosova.
Ai tha se Shqipëria ka bërë një punë të madhe në mbështetje të familjes së madhe të quajtur NATO.



