Seanca paraprake për Ilir Metën/ Shorti cakton si gjyqtare Irena Gjokën (VIDEO)

Seanca paraprake për Ilir Metën/ Shorti cakton si gjyqtare Irena Gjokën (VIDEO)

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short si gjyqtare e seancës paraprake për ish-Presidentin Ilir Meta. 

Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Mbetet për t’u parë nëse do ketë një kërkesë nga Meta dhe avokati i tij për të përjashtuar nga trupi gjykues këtë gjyqtare. Irena Gjoka është përzgjedhur përmes një shorti elektronik. U kërkua dorëheqja edhe te procesi ndaj Berishës, por znj.Gjoka s’e dha dorëheqjen. Prania në short bën të kuptosh që s’do kemi dorëheqje. A do të pranohet përjashtimi apo jo?

Seanca e hetimeve paraprake është e rëndësishme, por s’është se mund të ndryshojë fatin e çështjes. Por në këtë seancë vendoset kalimi i çështjes në gjykim. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë i pranishëm vet z.Meta”. 

Një ditë më parë Berisha tha që Gjoka mbrohet nga Rama dhe Dumani, dhe është “fytyra e vërtetë e drejtësisë sorosiane”. 

Kujtojmë që SPAK ka mbyllur dosjen hetimore për Ilir Metën.

Ai akuzohet për disa vepra penale, si “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy