Hipopotamët në Afrikë kryesojnë listën e kafshëve më vdekjeprurëse për njeriun, ndërkohë në Kolumbi 160 të tillë ende lirshëm në ujërat e lumit Magdalena.
Këta janë hipopotamet që dikur kishte blerë për kopshtin e tij zoologjik, Pablo Escobar.
Këta barëngrënës afro 2 tonë jetojnë lirshëm në provincën e Antioquia-s, në veri të Kolumbisë, deri në atë pikë sa janë kthyer në një atraksion turistik.
Ekspertët i frikësohen ngjarjeve të rrezikshme. Pak muaj më parë, një nga këta hipopotamë u shfaq në oborrin e një shkolle, pranë qytetit Doradal dhe detyroi nxënësit dhe mësuesit të fshiheshin në klasa.



