
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres krahasoi numrin e fëmijëve të vrarë në Gaza me numrin e konflikteve në botë që ai raporton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara çdo vit.
Në vetëm pak ditë në Gaza kemi mijëra e mijëra fëmijë të vrarë, që do të thotë se ka diçka qartësisht të gabuar me mënyrën se si po kryhen operacionet ushtarake.
Numri i fëmijëve të vrarë në Gaza, tejkalon çdo luftë. Gjithashtu ka shkelje nga Hamasi kur përdor mburoja njerëzore.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres u bënë për Reuters Next.
Sipas tij, është e rëndësishme që Izraeli të kuptojë se është kundër interesave të tij të shohë çdo ditë imazhin e tmerrshëm të nevojave dramatike humanitare të popullit palestinez.
Kjo nuk e ndihmon Izraelin në raport me opinionin publik global.



