Politologu Argjend Zejnaj mendon që Izraeli do t’i kundërpërgjigjet Iranit me një sulm, me gjasë sipas tij jo brenda territorit të Iranit, por në shtete ku vendosen gjeneralët e tij. Sipas Zejnajt e ardhmja në Lindjen e Mesme duket e rrezikshme për zgjerim të vatrës së zjarrit, duke marrë parasysh grupet terroriste që mbështet Irani, dhe qasjen e këtij të fundit ndaj Izraelit. Sipas politologut kjo situatë shkon në favor të Rusisë, pasi Izraeli nuk do të dërgojë më armë për Ukrainën, por do të fokusohet në konfliktin e tij.
Jemi të qartë që armiqtë e SHBA-ve dhe pse jo edhe jo të rendit botëror, po provojnë të shkaktojnë sa më shumë vatra zjarri dhe konflikte. Kjo do të ishte me kosto të mëdha për të dyja ato, edhe SHBA-të, edhe rendin demokratik botëror. Sulmet e Iranit ndaj Izraelit treguan edhe një gjë jashtëzakonisht pozitive, që do duhet ta bënin Iranin dhe aleatët e tij që të ftohin kokat e nxehta të tyret. Nga 300 dronët e lëshuara nga Irani, vetëm 1 për qind kanë arritur tokën izraelite. Kjo nënkupton që sistemi i mbrojtjes anti-raketor të Izraelit është mjaft i sofistikuar. Të njëjtin sistem po e kërkon Ukraina. Kufijtë e Izraelit dominohen nga grupe të rrezikshme paraushtarake të cilat financohen kryesisht dhe në masë të madhe nga Irani, me Hamasin, Hezbollahun, Huthin, ISIS, Al-Kaeda, të gjitha janë të mbështetura nga Irani. Irani duke dashur t’u japë mbështetje këtyre grupeve, dhe kur kemi parasysh qasjen e tij ndaj Izraelit, atëherë e ardhmja mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për rajonin për t’u zgjeruar kjo vatër zjarri.
Të gjithë faktorët kryesorë kanë reaguar komform frymës që të mos shkohet më tutje. SHBA Britania dhe Izraelin angazhohen në emër të botës perëndimore, të demokracive perëndimore, dhe kemi Iranin, Rusinë dhe Kinë që angazhohen për të kundërtën e kësaj. Në këtë perspektivë, për Rusinë është investim dhe shpenzime shtesë nga SHBA, të cilat mund ta shkoqisin vëmendjen nga ato që po ndodhin në Ukrainë. Kjo ka qenë diçka pozitive për perspektivën e Federatën Ruse. Nga perspektiva ruse është e nevojshme edhe për një arsye tjetër, për arsye se Izraeli që ka furnizuar Ukrainën me armë, tashmë do merret me konfliktin e vet, që po i zgjerohet me Iranin. Ka tendenca që edhe grupe të tjera do futen direkt nëse nuk mbyllet me kaq. Unë besoj që Izraeli do t’i përgjigjet në një të ardhme të afërt këtij sulmi. Nëse SHBA-të vazhdojnë të insistojnë që Izraeli duhet të pranojë një shtet palestinez në gjirin e saj, Irani do marrë më shumë forcë, për t’i thënë Izraelin që unë e dominoj Lindjen e Mesme, dhe kjo për Izraelin do jetë e papranueshme, prandaj nuk po lejon për momentin që të mos diskutohet një shtet palestinez. Nuk shoh një sulm direkt brenda territorin e Iranit. Unë besoj që Izraeli do t’i përgjigjet në ndonjë prej vendet ku janë të fortifikuar këta gjeneralë, që mbështesë këto grupet ekstremiste”.
Zejnaj beson se Serbia s’do ta lërë me kaq sulmin e Banjskës, por mund të ketë një tjetër sulm ndaj policisë kufitare, apo të ndezë një vatër në Mitrovicë.
Kjo shkon në të mirën e Rusisë. Rusia ka aleatin e saj jashtëzakonisht besueshëm në Ballkanin Perëndimor, Serbia, dhe Serbia po organizon diçka rezultatet e të cilës do t’i shohim shumë shpejt, ose në qershor ose në nëntor, dy muaj që do jenë procese zgjedhore, i pari në BE dhe i dyti në SHBA. Dodiku dhe Mali i Zi, që po i mbivendosen politikat pro serbe dhe pro ruse, unë mendoj që edhe reagimet që kanë pasur dje lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE, të Vuçiçit dhe Daçiçit, këta këto momente i presin. Përderisa ekzistojnë ende grupet para ushtarake serbe në kufij me Kosovën, unë besoj se ne jemi të predispozuar që në çdo rast, që mund të ketë diçka përtej deklaratave politike. A do të jetë sulm kundër policisë kufitare, apo tjetër ndezje brenda pjesës veriore të Mitrovicës, kjo mbetet të shihet. Uroj të mos jetë asnjëra nga këto dhe të dalë unë gabim, por duke njohur politikën e kamotshme, që 25 vite të Vuçiçit dhe Serbia, atëherë besoj që Serbia s’do ta lërë me kaq, me 24 shtatorin e vitit të kaluar”.



