Michael Jordan dhuron 100 milionë dollarë për luftën kundër racizmit

Michael Jordan dhuron 100 milionë dollarë për luftën kundër racizmit

Legjenda amerikane e basketbollit, Michael Jordan, së bashku me markën “Jordan” që shet produkte me logon e tij, do të dhurojnë 100 milionë dollarë për dhjetë vitet e ardhshme në luftën kundër racizmit dhe padrejtësive sociale.

Zotimi nga kampioni i NBA-së Jordan dhe marka me emrin e tij vjen teksa në SHBA vazhdojnë protestat kundër vrasjes së afroamerikanit, George Floyd.

“Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë. Kjo nuk është një deklaratë që synon të nxisë debat. Ne do të mbrojmë dhe përmirësojmë jetesën e njerëzve me ngjyrë derisa racizmi i rrënjosur, që ka shkaktuar dëme në institucionet e vendit tonë, të zhduket përgjithmonë. Njoftojmë se Michael Jordan dhe marka “Jordan” do të dhurojnë 100 milionë dollarë brenda dhjetë viteve për institucionet që punojnë në luftën kundër racizmit, drejtësisë sociale dhe aksesit në arsim”, thuhet në një deklaratë të markës Jordan në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy