Debatet në çift për vendimin për t’i dhënë fund martesës dhe temperamenti i ashpër i të burrit duket se kanë çar në vrasjen e 52-vjeçares Diana Koni, nga i shoqi, në Itali.
Muhamed Vrapi, 62 vjeç, pak ditë më parë vrau me 15 goditje thike të shoqen, me të cilën ka tre fëmijë të rritur.
Vetë 62-vjeçari u ka thënë hetuesve se gruaja kishte vendosur ta linte, pasi mes tyre kishte lindur një mosmarrëveshje për xhelozi dhe shpërdorimin e parave.
Ai ka thënë se kohët e fundit e shoqja e fajësonte për kohën e kaluar në çat me një shoqe të vjetër me banim në SHBA.
Tri ditë më parë, Diana kishte lënë shtëpinë dhe ishte transferuar te e motra, shenjë kjo që tregon për vendimin e saj për t’i dhënë fund martesës.
Sipas mediave italiane, që u referohen burimeve pranë familjes, burri ishte shumë prepotent, në mos edhe i dhunshëm.
Por nuk ka asnjë denoncim nga ana e gruas në 25 vjet martesë. Në ditët në vijim pritet të dëgjohet edhe dëshmia e tre fëmijëve të çiftit, por edhe të afërmve dhe miqve të tyre.



