Suedia konfirmon sabotimin e Nord Stream 1 dhe 2 pasi u zbuluan gjurmë eksplozivi

Suedia konfirmon sabotimin e Nord Stream 1 dhe 2 pasi u zbuluan gjurmë eksplozivi

Konfirmohet plotësisht skenari i sabotimit të tubacioneve të gazit natyror Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, pasi u gjetën gjurmë eksplozivi, pas hetimeve të kryera, sipas njoftimit të prokurorisë publike të Suedisë.

Analiza e kryer deri më tani tregon gjurmë të eksplozivit në shumë prej sendeve të gjetura. Hetimi është shumë kompleks dhe gjithëpërfshirës.

Ekzaminimi në vazhdim do të përcaktojë nëse mund të identifikohet ndonjë i dyshuar.

Një deklaratë e tillë u bë nga zyra e prokurorit Mats Ljungqvist, i cili ka marrë përsipër hetimet paraprake.

Danimarka, Suedia dhe Gjermania po hetojnë se si filluan rrjedhjet e Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, të cilat ndodhën në brigjet e Danimarkës dhe Suedisë në fund të shtatorit.

Nga ana e saj, Rusia fillimisht u përpoq të fajësonte Perëndimin për rrjedhjet, ndërsa Evropa foli për një akt sabotimi.

Danimarka muajin e kaluar njoftoi se, sipas një hetimi paraprak, rrjedhjet ishin shkaktuar nga shpërthime të fuqishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy