Greqi/ 300 të rinj mblidhen të festojnë dhe sulmojnë policinë

Greqi/ 300 të rinj mblidhen të festojnë dhe sulmojnë policinë

Rreth 300 të rinj në Athinë u mblodhën për të festuar me birra në shesh, pavarësisht rregullave për distancimin social në mes të pandemisë së koronavirusit.

Mediat greke shkruajnë se të rinjtë madje sulmuan forcat e policisë duke gjuajtur në drejtim të tyre me shishe birrash.

Ata u mblodhën në periferinë e Aghia Paraskevi në Athinë për të dëfryer dhe madje u vunë edhe flakën disa kazanëve të mbeturinave. Policia i paralajmëroi tubuesit që të shpërndahen, por ata e refuzuan këtë thirrje.

Situata u qetësua vetëm pas mesnate dhe sipas policisë nuk pati të shoqëruar.

Por kjo nuk është hera e parë që qytetarët shkelnin rregullat në Athinë pasi një skenë e ngjashme me një turmë njerëzish u vu re të hënën në mbrëmje, siç shihet nga një foto nga sheshi, e cila iu publikua në internet.

Këto imazhe bënë që Nënsekretari i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias të paralajmërojë me një ton të ashpër që mbledhjet dhe festat janë të ndaluara, përndryshe do të merren masa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy