“Fat që Berisha të jetë në krye të PD! Do largohet pas Ramës”, Maliqi: Në të ardhmen shoh si drejtues Këlliçin (VIDEO)

“Fat që Berisha të jetë në krye të PD! Do largohet pas Ramës”, Maliqi: Në të ardhmen shoh si drejtues Këlliçin (VIDEO)

Ish-deputeti i PD Lefter Maliqi e konsideroi një fat të madh për demokratët ardhjen në krye të partisë të Sali Berishës. Maliqi tha se aktualisht Berisha nuk ka rival në PD, dhe se ai do të largohet nga politika, pas largimit të Ramës.

Kuvendi i PD, data 30 prill është ditë historike për ringritjen e PD-së dhe bashkimit opozitar që do ndodhë pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Shitja e interesave ka ndodhur që me marrëveshjen e 2017-ës. Vjeshta na çon në një bashkim të madh të opozitës, ku pritet që edhe Presidenti të drejtojë forcën politike. Qëllimi i Lulit dhe Ramës me patronazhistët, i kishin vetëm për të goditur LSI-në. Lëvizja e Berishës ka qenë e vonuar. Nëse do kishte qenë më e shpejtë, do kisha qenë pjesë e foltores dhe Kuvendit. Do të jetë fat i madh për demokratët që Berisha të jetë në krye të PD. Aktualisht s’ka kandidat që mund ta rivalizojë. Berisha largohet me largimin e Ramës. Desh Zoti që e futi në lojë për të përballuar këtë mafie në qeveri. Berisha largohet me largimin e Ramës për t’i hapur rrugë të rinjve. Rama është më mashtrues se Luli. Luli vetëm gënjen, ky të fut edhe në burg, hedh gurin dhe fsheh dorën për të arritur qëllimet e veta. Në mendjen e tij dihet kush është Presidenti, thjesht luan për të hequr vëmendjen nga rritja e çmimeve. Lajm i mirë afrimi i figurave të vjetra. Bëj thirrje që kandidatët për zgjedhjet lokale të dalin në shtator. Mund t’i bëjë punë sabotuese Luli, mund t’i nxjerrë edhe kandidatë. Por pas zgjedhjeve lokale, ku 20-25 bashki do merren nga PD e bashkuar”.

Ndër të tjera Maliqi u shpreh se e sheh Belind Këlliçin në një të ardhme jo të largët në drejtimin e PD-së. Po ashtu ish-deputeti tha se një post drejtues mund të marrë edhe Jozefina Topalli.

Ish-deputeti tha se nuk do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare, për sa kohë të jetë në fuqi ky sistem zgjedhor. Maliqi tha se dy liderët që mbajnë fjalën janë Berisha dhe Meta, ndryshe nga Rama dhe Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy