
Hailey Bieber hodhi poshtë thashethemet se është në pritje të një fëmije. Modelja postoi në Instagram një foto të barkut të saj i cili dukej fryrë dhe krahas saj shkroi se ajo nuk është shtatzënë, por ka një kist të madh ovarian.
“Kam një kist në vezore të madh sa një mollë”, ka shkruar 26-vjeçarja. "Unë nuk kam endometriozë ose PCOS (sindroma e vezores policistike), por kam një kist ovarian dhe nuk është kurrë argëtuese."
Sipas klinikës Mayo, cistat ovariane janë të zakonshme dhe rritjet zakonisht shkaktojnë dhimbje. Por në rastin e kisteve të mëdha ovariane, si ajo e Bieber-it, mund të shfaqen dhimbje legeni, fryrje dhe rëndim abdominal.
Duke iu referuar fryrjes së shkaktuar nga kisti i saj, Bieber u tha fansave dhe ndjekësve të saj se "nuk ishte një fëmijë".

Ajo shtoi, "është e dhimbshme dhe më bën të kem ndjesi të vjelle, të jem e fryrë dhe emocionale."
"Jam e sigurt që shumë prej jush mund të më kuptojnë," shkroi Bieber.
Sa i përket përmendjes së saj se nuk ishte shtatzënë, nuk është hera e parë që ajo ndjen nevojën për ta bërë të qartë këtë gjë këtë vit.



