Ne jemi gjithmonë në kërkim të shpikjeve më të reja teknologjike, sidomos kur është fjala për smartfonët. Shpesh, celularët e vjetër hidhen apo përfundojnë në kuti për vite të tëra. Por ajo që shumë nuk dinë është fakti se ata mund te vlejnë shumë. Disa prej modeleve më të rralla, që tani konsiderohen si antike, shiten në eBay për çmime që arrijnë në 800-1000 paund.
Çmimi varion në bazë të modelit dhe gjendjes së celularit. Një nga modelet më të shtrenjta është Motorola Dyna TAC 8000x, i vitit 1984, i cili shitet për 1 mijë paund. Një tjetër model me vlerë është Nokia Mobira Senator, i vitit 1981, i cili shitet për 800 paund.
1. Motorola DynaTAC 8000x – 1 000 paund
2. Nokia 3310, value - 10– 55 paund
3. First ever Nokia Mobira Talkman 1981, - 900 paund
4. Apple iPhone 2G - 150-1000 paund
5. Motorola StarTAC - 30-100 paund
6. Motorola Razr V3 - 15-60 paund
7. Sony Ericcson Ë880i - 30-50 paund
8. Nokia N95, value - 60-90 paund
9. HTC One - 40-50 paund
10. Nokia 9000 Communicator - 20-50 paund



