Meta: Borxhi publik në majë dhe prosperiteti përtokë, duhet reflektim i menjëhershëm

Meta: Borxhi publik në majë dhe prosperiteti përtokë, duhet reflektim i menjëhershëm

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza kundër qeverisë. Duke publikuar Indeksin e Prosperitetit, të përgatitur nga Legatum Institute, Meta tjhotë se Shqipëria ka rënë me 3 shkallë në treguesin e prosperitetit ku fuqia punëtore dhe qëndrueshmëria fiskale janë më të ulëtat në Europë.

Ndërsa kërkon reflektim të menjëhershëm, Meta shprehet se cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë ka rënë në tërësi, gjendja është e rëndë dhe përkeqësimi nuk ndalet.

Futesh në borxh për t'u përmirësuar dhe jo për t'u përkeqësuar! Në të kundërt ndodh me vendin tonë. Sipas Indeksit të Prosperitetit, të përgatitur nga Legatum Institute, institucion i pavarur prestigjoz i përpunimit të statistikave që vijnë nga burime të besueshme, rezulton se vetëm brenda dy viteve të fundit Shqipëria ka përkeqësuar me tre shkallë treguesin e prosperitetit, duke rënë në vendin e 69-të për vitin 2021, nga vendi i 66-të, që ndodhej në 2019. Në terma konkretë, qëndrueshmëria fiskale, dinamizmi ekonomik, fuqia punëtore janë ndër më të ulëtat në Europë. 

Në pikiatë rezultojnë cilësia e qeverisjes, e ekonomisë, zbatimi i ligjeve, respektimi i të drejtave të pronësisë, zbatimi i kontratave dhe detyrimeve.  Cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë ka rënë në tërësi dhe pothuajse jemi ndër të fundit në botë për besimin ndaj institucioneve. Gjendja është e rëndë dhe përkeqësimi nuk ndalet! Reflektimi i menjëhershëm, efektiv dhe i përgjegjshëm është domosdoshmëri.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Albania Ranked 69th of 167 COUNTRY PROFILE Download country profile PDF Ranks 69 th on the Legatum Prosperity Index™"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "MENU THE LEGATUM PROSPERITY INDEX™ 2021 SHOW TOOLS RANK COUNTRY 63 Thailand 64 + Kazakhstan 120 65 Jamaica 87 66 + Belarus 119 67 + Oman 61 68 + Brazil 39 69 + Albania 117 70 Russia + 67 71 + Mexico 138 72 1 Moldova + 148 73 + 76 74 Dominican Republic + Vietnam 114 75 + Saudi Arabia 90 76 + 108 Bosnia and Herzegovina 77 + Colombia 48 78 + Ukraine 155 79 + Paraguay 134 80 + Cabo Verde 70 + 40"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy