Reshje bore me intensitet deri mesatar kanë përfshirë qarkun e Korçës, ku më të dendura qenë në lartësitë mbi 1200 m.
Në fshatin turistik të Dardhas dëbora ka shkuar deri në 7 cm, gjithashtu edhe në zonat përreth Korçës situata është e njëjtë.
Nuk raportohen problematika në qarkullimin e mjeteve, ku në zonat në të cilën kishte prezencë të reshjeve është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugëve. Rrugët janë të hapura për kalimin e mjeteve pa zinxhirë dhe pa probleatika.
Në aksin rrugor Korçë - Panarit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 4 cm, pasi reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe kalimi behet lirshëm, por në disa zona rekomandohen zinxhirët.
Gjithashtu edhe në rrugën Lekas - Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, por nuk ka bllokim dhe banorët kanë lëvizur lirshëm mëngjesin e sotëm.
Rrugët e fshatrave paraqiten totalisht të hapura dhe pa probleme. Bashkia Korçë në rrugët që ka në administrim, ka hedhur kripë gjatë orëve të natës për të shmangur bllokimet në akset më problematike.



