Partitë e qendrës së djathtë do të zhvillojnë sot konsultime për formimin e qeverisë së re në Itali. Pjesë e kabinetit të ri do të jenë "Fratelli d’Italia" e Melonit, e cila pritet të jetë kryeministrja e re e vendit, si dhe "Lega” e Salvinit, dhe “Forza Italia“ e Berlusconi-t.
“Së bashku me të gjithë koalicionin e qendrës së djathtë do të ngjitemi në Quirinale për konsultime me Presidentin e Republikës Mattarella. Ne jemi të gatshëm t'i japim Italisë një qeveri që të përballet me urgjencat dhe sfidat e kohës sonë me ndërgjegjësim dhe kompetencë”, shkroi dje në Twitter, Giorgia Meloni.



