Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me 4 familje në Farkë, të cilave i janë dorëzuar çelsat e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëtorit 2019.
Rama ka qënë i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj duke iu dorëzuar këtyre familjeve edhe dokumentat e shtëpive.
Gjatë vizitës së tyre është ngritur edhe shqetësimi për disa familje, banesat e të cilëve janë të ngritura në pika jo strategjike si dhe të largëta, duke deklaruar se këto familje do të kenë mundësinë ti ndërtojnë banesat e tyre diku tjetër, në një vend më të favorshëm edhe për ta.
’Kemi problem me disa shtëpi që janë nëpër pika të largëta, gjeologji të vështira, do u japim direkt lekët. Të vendosin vetë nëse do e rindërtojnë vetë me financimin tonë, ose të spostohen që mos kemi telashe jo pse më lëviz, pse s’më lëviz. Ky grup që nuk është grup i madh, disa do zgjidhet, dhe do u japim lekët një për një.’’- tha Rama.



