Senatori demokrat i New Jersey i bashkohet garës për president të SHBA-së

Senatori demokrat i New Jersey i bashkohet garës për president të SHBA-së

Senatori demokrat Cory Booker në Shtetet e Bashkuara, tha se do të garojë për president të këtij vendi në zgjedhjet e vitit 2020, duke iu bashkuar listës së disa kandidatëve që do të kërkojnë nominimin e partisë.

Booker, 49 vjeç, është zgjedhur senator në Nju Xhërsi në vitin 2013. Ai është bërë senatori i parë afrikano-amerikan i këtij shteti.

Booker ka qenë kritik i zëshëm i presidentit aktual, Donald Trump, duke shprehur mospajtime me politikat e administratës së tij mbi çështjet si: migrimi dhe ndryshimet klimatike.

Booker, për kohë të gjatë, është konsideruar si një yll në rritje i Partisë Demokratike.

Booker synon të bëhet presidenti i dytë me ngjyrë i kombit, dhe ka dhënë tre intervistat të para pas publikimit në radio për programet e tij, njoftoi New York Times .

Njoftimi i videos të Booker, i titulluar "Ne do të ngrihemi", u përqendrua në emocionet e lëvizjes së të drejtave civile të Amerikës, duke i bërë thirrje vendit të gjejë një "qëllim të përbashkët".

"Historia e kombit tonë është përcaktuar nga veprimi kolektiv", thotë z. Booker në klip.

Por, ai do të përballet me garë të fortë në zgjedhjet e partisë, ku një numër politikanësh i kanë bërë publike synimet e tyre për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

Kamala Harris, Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe Julian Castro do të garojnë për nominimin e Partisë Demokratike.

Është hera e parë që më shumë se një grua konkurron për kandidaturën e partisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy