FMN, 190.4 milionë dollarë për Shqipërinë për emergjencën e Covid-19

FMN, 190.4 milionë dollarë për Shqipërinë për emergjencën e Covid-19

Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një fond prej 190.4 milionë dollarë për Shqipërinë. Fondi i gjeneruar përmes Instrumentit të Menjëhershëm të Financimit do të shkojë për lehtësimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, pas tërmetit të nëntorit të kaluar.

Instrumenti i Menjëhershëm i Financimit u jep asistencë financiare vendeve anëtare që përballen me urgjencën për balancimin e pagesave. Ai përdoret për raste urgjente si katastrofat natyrore, konfliktet dhe situatat postkonflikt.

Shqipëria është gjetur në dy situata të jashtëzakonshme njëra pas tjetrës, të cilat do të kenë ndikim në vitin 2020 dhe në 2021. Për shkak të evoluimit të situatës, parashikimet janë për pasiguri dhe rreziqe serioze.

Tao Zhang, zv.drejtor dhe kryetar në detyrë, deklaroi se autoritetet shqiptare u janë përgjigjur në kohë dhe në mënyrën e duhur të dyja krizave.

“Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia kanë shkaktuar vështirësi në ekonominë shqiptare. Këto të dyja pritet të krijojnë presion fiskal dhe nevojë urgjente për balancimin e pagesave në një kohë kur e gjithë bota po përballet me një krizë financiare", tha ai.
Zhang ka vlerësuar paketën financiare të qeverisë dhe masat e kufizimit për frenimin e pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy