Deliu: Politika shqiptare e ka parë mbrojtjen si shpenzim të panevojshëm, i kemi kushtet për rritjen e investimeve  (VIDEO)

Deliu: Politika shqiptare e ka parë mbrojtjen si shpenzim të panevojshëm, i kemi kushtet për rritjen e investimeve (VIDEO)

Deputeti socialist Denis Deliu thotë se politika shqiptare e ka parë mbrojtjen si një shpenzim të panevojshëm.

Ai deklaroi për “MCN Live” se duhet të investosh vit pas viti në mënyrë që të kuptohen ato nevoja që ka vendi.

Në vijim shtoi se Shqipëria e ka mundësi që të rrisë në 5% buxhetin për mbrojtjen. 

Kemi prej kohësh një fuqizim të disa vendeve që janë me pikëpamje sulmuese kanë dëshirat e vjetra për të arritur synimet e tyre dhe rritur influencat në botë, gjë që e kemi parë vitet e fundit me Rusinë në Kinën. Kemi një fuqizim ushtarak të Kinës, ka armatim mbrojtës dhe sulmues, natyra e fuqizimit të saj tregon se ka një vizion më të gjerë për rolin e Kinës në arenën globale. Nisur nga kjo pasiguri në botë dhe sidomos lufta në Ukrainë, solli që SHBA të rrisin buxhetin për mbrojtjen dhe kërkesën për të rritur në 5% buxhetin e vendeve të NATO-s. 

Politika shqiptare e ka parë mbrojtjen si një shpenzim i panevojshëm gjë që është shumë e vështirë të rikuperohet. Duhet të investosh vit pas viti dhe të kuptosh ato nevoja që vendi ka. Si pjesë e NATO-s ne kemi plotësuar vetëm ato që na kërkoheshin. 

Nisur nga situata gjeopolitike e sigurisë në botë, edhe Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka bërë mirë dhe sipas llogaritjes së ekspertëve të Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për industrinë e mbrojtjes.

 Por Shqipëria duhet të plotësojë fillimisht kapacitetet e veta, ndërkohë që mund të jetë eksportuese shumë e mirë me ndihmën e disa vendeve të NATO-s. Shqipëria e ka kapacitetin që të arrijë 5% të buxhetit për mbrojtjen brenda 2035. 

Shqipëria është një pararojë vend i denjë i NATO-s dhe strategjik për disa vende të NATO-s që kemi në rajon, por edhe Kosovës. 

Bashkimi Europian do e ketë vizionin për të mbështetur Shqipërinë sa i takon nyjës strategjike të lëvizshmërisë së trupave. 

Sa i takon portit të Durrësit shteti shqiptar është konsultuar me NATO-n dhe ato baza kritike për infrastrukturën, unë mendoj se Porto Romano i plotëson kapacitetet. Nuk mendoj se cenon sigurinë kombëtare apo të NATO-s. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy