Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Presidenca ka hedhur sot shortin për zgjedhjen e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi.

Nga shorti me gogla janë përzgjedhur dy anëtarët e rinj të KED-së nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.

Ndërkohë që anëtare zëvendësuese është zgjedhur, Marsida Xhaferrllari.

Në short nuk është hedhur emri i Ardian Dvoranit, i cili ka qenë kandidati i vetëm nga Gjykata e Lartë dhe për rrjedhojë është quajtur si i miratuar.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi drejtohet nga anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë, në këtë rast i bie të jetë sërish Adrian Dvorani.

“Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë krijon kushtet e punës për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në pikën 4 të nenit 149/d të Kushtetutës.

Ndërkohë që në KED nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, do të jetë sërish Arta Marku, e cila ka fituar sërish këtë post nga hedhja e goglave.

11.10h-Nis hedhja e shortit për anëtarët e KED

Nis hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Hedhja e shortit ka nisur në mesditë në mjediset e Presidencës.

Të panishëm në hedhjen e shortit janë presidenti Meta, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, përfaqësues të Ambasadës Amerikane etj. 

vijon....

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy