Për faktin se situata politike është e tensionuar dhe opozita ka nisur një protestë dhe ka bojkotuar Kuvendin dhe komisionet parlamentare, ka bërë që kryetari i PD Lulzim Basha të jetë në fokusin e medias
Interesi është i madh për të mësuar se çfarë po ndodh dhe pyetjet janë nga më të ndryshmet, si a do të shkojmë në zgjedhje? A do të kemi President të ri?
Sot në mesditë teksa dilnin ambasadorët e vendeve të BE nga zyra e Vlahutin në Aba Center paraqitej Lulzim Basha i cili sapo kishte përfunduar fjalimin dhe takimet në çadër.
Pyetjes së gazetarëve nëse po shkon në zyrat e BE, Basha i përgjigjet: “Po shkoj të ha drekë. Gruaja ime ka zyrën në katin e 5-të…dhe në një restorant aty po shkoj të ha byrek me supë”.
Tani nuk dihet sa e vërtet është pasi në këtë ndërtesë e ka dhe zyrën ish-kryeministri Sali Berisha dhe nuk duhet të harojmë që Basha e mban të informuar për çdo gjë paraardhësin e tij.



