Video-lojrat e ndryshme në internet që kanë çuar jo rrallë herë drejt vetëvrasjes edhe në mesin e fëmijëve, janë mëse të rrezikshme, thotë përmes skype në edicionin e lajmeve në Tvt, sociologu Gëzim Tushi. E tillë ështe së fundmi edhe loja e emërtuar si ‘Jonatan Galindo” e cila po cilësohet si një lojë e rrezikshme që çon drejt vetëvrasjes.
“Këto lojra, të cilat fillojnë nga marrëdhëniet perverse, deri te tentativa për vrasje janë gjëra të rrezikshme, ne jetojmë në një epokë të digjitalizuar, të vihen në përdorim të gjithë, dhe më të aktizuar janë fëmijët. Përdorimi i internetit është pozitiv, fëmijët përfitojnë nga kjo, marrin informacion, shpesh herë më shumë se sa libri.
Ky është aspekti pozitiv dhe në këtë kontekst, ne nuk i privojmë, por nga ana tjeter, përdorimi i pa kontrolluar, varësia e interentit, celulari, do të thotë që i kemi futur fëmijët në grackë, dhe për ti mbrojtur fëmijët duhet të merremi me ta, sepse ato i bëjnë për vehte ata”.
Sociologu Tushi, thotë se më të riskuar janë fëmijët nga përdorimi në masë i internetit dhe se dy janë faktorët që ndikojnë në vetëdijësimin e fëmijëve për tu larguar nga varësia ndaj rrjeteve sociale.
“Pa dyshim, dy janë insitutucionet, është familja dhe mënyra e prindërimit për përdorimin selektiv të internetit, dhe së dyti është shkolla e cila ka një rol shumë të madh në krijimin e përdorimit të informacionit në internet. Prindi në familje dhe mësuesi në shkolla, janë faktorë për ti krijuar fëmijëve masa mbrojtëse. Prindërit duhet të dijnë të prindërojnë më mirë, të jenë më të kujdesshëm, nëse fëmijët i lejmë jashtë çdo kontrolli, dhe të lejmë në çdo informacion në internet, atëherë do të thotë që fëmijët i kemi lënë në mëshirë të fatit”.
Edhe pse sipas sociologut Tushi, është e pamundur që përmes censurimit ti shkëpusim fëmijët totalisht nga rrjetet sociale komunikuese, ai sugjeron që e njejta të bëhet gradualisht përmes kufizimit mekanik dhe rrugës së komunikimit prind-fëmijë, si rruga më e shëndetëshme e vetëdijësimit për rreziqet që sjell përdorimi dhe varësia nga interneti.



