Kanceri iu kthye dy herë/ Haxhia: Ja si arrita ta luftoj dhe t’ia dal gati e vetme kësaj sfide

Kanceri iu kthye dy herë/ Haxhia: Ja si arrita ta luftoj dhe t’ia dal gati e vetme kësaj sfide

Në Tetorin Rozë, erdhi sot historia pikëlluese aq edhe frymëzuese e gruas që po lufton me kancerin e që u diagnostikua me kancer gjiri kur ishte vetëm 24- vjeç.

Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu më MCN’, gazetarja Nertila Haxhiu rrëfeu historinë e saj të diagnostikimi që në moshë te re dhe rikthimin e sëmundjes dy vjet pasi ajo u bë nënë.

Ndoshta po të mos kisha këtë sfidë që kisha në jetë, nuk do të kisha këtë lloj energji që kam, përderisa jam gjallë.

Lajmin që jam me tumor e kam marrë pak para ditëlindjes së 24-të kur po organizoja festën, dhe me ish-bashkëshortin e kemi mësuar.

Shenjat i kisha pagjumësi, siklete, ngushtime, nuk flija gjumë, nuk haja, nuk kam ndjerë fare kokërr në gjoks, siç ndodh rëndom. Kam qenë shumë injorante, prandaj e kam përjetuar ashtu, kam kaluar probleme edhe me shëndetin mendor. Nuk u kam thënë fare fillimisht prindërve te mi, sidomos mamit e cila kishte kaluar në familjen e saj shumë histori me kancer.

Mund të them se nuk kam patur mbështetje psikologjike nga të afër, ndoshta ishte mentaliteti që je e sëmur duhet ët rrish të kurohesh, në një kohë që duhet të ishte e kundërta.

Sa më shumë kohë kalonte, jam munduar ta menaxhoj edhe profesionalisht.

Pavarësisht sëmundjes, dhe faktit që e kishte të rekomanduar të bëhej nënë, Haxhia, ia arriti qëllimit e saj.

E kisha të rekomanduar që të mos bëja fëmijë. Kam pasur tre aborte, sepse kisha edhe probleme në mitër. Kisha miken time Brunildes, e cila më është gjetur pranë, dhe pa të nuk di çfarë do bëja.

Kur kam ngel shtatzënë i kam shkruar mjekut 4 muajshe, dhe si kam treguar askujt, sepse doja ta mbaja këtë fëmijë dhe thoja të bëhet car të bëhet, unë do e mbaj.

Dhe ashtu ndodhi, kam ndenjur pesë muaj regjim shtrati.

26 vjeç u bëra nënë dhe në moshën 28 vjeç mu rikthye sërish kanceri i gjirit. U divorcova dhe si një nënë e vetme me vajzën, përballova shumë por ja dola.

Sot u them grave që të kujdesen për shëndetin e tyre, të bëjnë kontrolle rutinë, echo gjiri, nuk duhet lënë në neglizhencë shëndeti i tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy