NATO duhet të pendohet para njerëzimit dhe të shpërbëhet si një organizatë kriminale.
Kështu shkruan ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në kanalin e tij Telegram.
Ish-presidenti, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shtoi se nëse Aleanca Atlantike furnizon Ukrainën me sisteme mbrojtëse Patriot, ato do të bëhen objektiv i bombardimeve ruse.
“Shpresoj që Atlantikët e pafuqishëm ta kuptojnë këtë”, përfundoi ai.



