Xhevdet Jashari, Ermal Mamaqi dhe Vedat Ademi kanë bërë një skeç për dy sfidat mes Milanit dhe Shkëndijës.
Milani dhe Shkëndija do të përballen në “Play-Off” të Europa League. Ndeshja e parë do të zhvillohet këtë të enjte në “San Siro”, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në Shkup.
Për këtë sfidë, aktorët shqiptarë, Xhevdet Jashari, Ermal Mamaqi dhe Vedat Ademi, kanë bërë një skeç, ku tetovari mbledh vëllezërit nga Kosova e Shqipëria për të bërë një plan anti Milan, shkruan Gazeta Express.



