Pas bisedimeve SHBA-Rusi, zyrtarët amerikanë pritet të takohen sot me ukrainasit në Arabinë Saudite

Pas bisedimeve SHBA-Rusi, zyrtarët amerikanë pritet të takohen sot me ukrainasit në Arabinë Saudite

Pas takimit me zyrtarët rusë, delegacioni amerikanë pritet të takohet sot, të martën në Arabinë Saudite edhe me disa zyrtarë ukrainas. Takimin e konfirmoi edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Bisedimet e së hënës SHBA-Rusi pasojnë telefonatat e javës së kaluar midis Trump, Zelenskyt dhe Putin si dhe takimin midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanëve në Arabinë Saudite të dielën.

Uashingtoni i portretizoi bisedimet me Rusinë si një hap në përpjekjen e Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftës 3 vjeçare.

Reuters citoi një burim që thoshte se bisedimet kishin përfunduar të hënën vonë dhe se një projekt deklaratë e përbashkët pritej të lëshohej nga të dyja palët.

Por ndërsa bisedimet kanë vazhduar, Rusia ka kryer sulme me raketa që synonin verilindjen e Ukrainës, ku dhjetëra persona u plagosën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy