Avokati Sevin Serjani tha në MCN Informacion se rastet e incestit në Shqipëri janë të rralla, por alarmante dhe bien ndesh me kulturën familjare.
Ai theksoi se ligji është i qartë dhe autorët e këtyre veprave përballen me ndëshkim të ashpër dhe përçmim shoqëror, duke theksuar se pedofilia nuk duhet të justifikohet si çrregullim mendor.
“Rasti incestit në Shqipëri janë të radha, por tranzicioni n shoqërinë tonë ka ngjallur edhe devijanca që bien ndesh me kulturën tonë për familjen. Janë raste të pakta, por janë shqetësuese. Fakti që është pjesa e turpit ka një lloj frenimi për tu treguar krahasuar me shoqëritë e tjera.
Është nen specifik dhe kuadri ligjor me karakter seksual është I kompletuar. Ligji është I qartë dhe po të vëmë re autorët që janë dënuar kanë një lloj trajtimi më të rëndë gjatë shlyerjes së dënimit të tyre në burgje. Pra ndaj tyre ka një lloj agresioni nga të burgosurit të tjerë.
Në gjykimin tim është I qartë ligji dhe ajo çfarë më bëri të reflektojë është te çështja e abuzimit seksual dhe incesti, pedofilia nuk mund të quhet çrregullim mendor, por është një vepër penale e rëndë dhe nuk mund të trajtohet që është si pasojë e rrethanave të ndryshme.”



