Gjatë një operacioni antidrogë, Policia sekuestron në magazinat e shtetit 12 tonë kanabis

Gjatë një operacioni antidrogë, Policia sekuestron në magazinat e shtetit 12 tonë kanabis

Detaje të reja janë zbuluar nga magazina e zbuluar këtë të shtunë nga policia me drogë në Përmet.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, zhvilluan prej disa orësh një operacion të madh anti drogë ne kete zone dhe pas përfundimit të peshimit të kanabisit të sekuestruar, rezultoi se ishte rreth 12 ton.

Magazina e braktisur u zbulua sot në fshatin Pagri në një grykë mali dhe sipas njoftimit te policise, aty ishin 11 ton e 850 kg kanabis.

Tani ka dyshime për policë të implikuar ne trafikun e lendes narkotike. Burime te policise thane se para 2 muajsh magazina u kontrollua nga polici i zonës.

Policia ka shoqëruar disa persona që kanë pasur dijeni per kete magazine, teksa deri me tani nuk kemi emra dhe te arrestuar.

Mesohet se janë shpallur në kërkim 5 persona. Kanabisi mesohet se ishte në proces tharje dhe gati për t’u trafikuar. Në magazinën u gjetën 409 thasë të mbushur me kanabis. Droga mund të jetë zhvendosur nga Skrapari, Korça. 

Nga se raportohet paraprakisht, magazina ishte e braktisur, si dhe rezulton pronë shtetërore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy