“Hiroshima” e Libanit/ Hipotezat e para për shkakun e shpërthimit dhe bilanci provizor i viktimave

“Hiroshima” e Libanit/ Hipotezat e para për shkakun e shpërthimit dhe bilanci provizor i viktimave

Libani përjetoi edhe njëherë sot makthe si ato më të këqijat të luftës civile dhe krizat e përgjakshme që kanë shënuar 30 vitet e kaluara që nga përfundimi i këtij konflikti. Një shpërthim i një fuqie të paimagjinueshme - sipas disa dëshmitarëve është dëgjuar deri në Qipro, në një distancë prej 200 kilometrash - solli shkatërrim dhe mbolli panik në të gjithë Bejrutin dhe periferitë e tij.

Të paktën 73 të vdekur dhe 3.700 të plagosur, sipas një bilanci akoma të përkohshëm, erdhën si pasojë e shpërthimit të pasdites në port. Megjithatë, numri i viktimave mund të rritet, duke gjykuar edhe nga imazhet e përhapura nga mediat sociale dhe televizionet që tregonin njerëz të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Një dëshmitar që jeton në kodrat në lindje të kryeqytetit, disa kilometra larg portit, i tha ANSA-s se fuqia që gjeneroi shpërthimi ishte e tillë që shpërtheu të gjitha prizat e energjisë në shtëpinë e tij.

Shpërthimet që shkatërruan Beirutin u shkaktuan nga një zjarr në një depo në portin e qytetit ku  ruheshin 2 750 ton nitrat amoniumi, të sekuestruara disa vjet më parë nga një anije. Këtë e konfirmoi Presidenti Michel Aoun, i cituar nga BBC, pas një takimi urgjent të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes në pallatin presidencial në Baabda. "Është "e papranueshme", shkroi Aoun në Tuiter si 2 750 ton nitrat amoniumi janë mbajtur në kushte të pasigurta. Po zhvillohet një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Në të gjitha lagjet e qendrës praktikisht asnjë ndërtesë nuk ka mbetur pa xhama të thyer. Burimet raportojnë se shumë punonjës u bllokuan në zonën Mar Mikhael të ndërtesës së lartë të Electricité du Liban, autoriteti kombëtar i energjisë elektrike dhe se u bë një përpjekje e gjatë për t'i shpëtuar ata. Në autostradën bregdetare që shkon drejt veriut dhe kalon afër portit, makina gjysmë të shkatërruara shihen përgjatë një gjatësie të madhe, ndërsa rruga është e mbuluar me mbeturina. Edhe në aeroportin ndërkombëtar “Rafic Hariri”, disa kilometra larg, dëmtimi i aeroportit është i dukshëm.

Një numër njësish detare të UNIFIL-it, forca ndërhyrëse e KB në kufirin midis Libanit dhe Izraelit, janë gjithashtu të ankoruara në portin e Bejrutit. Presidenti libanez Michel Aoun mblodhi në mbrëmje një mbledhje urgjente të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes në pallatin Baabda, ndërkohë që teori të ndryshme jan ëhedhur mbi shkaqet e shpërthimit. "Ata që janë përgjegjës për katastrofën do të paguajnë çmimin," tha kryeministri Hassan Diab në një fjalim televiziv, pa mbështetur asnjë hipotezë. Kreu i forcave të sigurisë kombëtare, gjeneral Abbas Abbas, tha se në origjinë të katastrofës qëndron një zjarr që ra në një depo të përdorur për të ruajtur materiale mjaft të ndezshme të sekuestruara në të kaluarën.

Kryeministri libanez u ka kërkuar "vendeve mike” të ndihmojnë Libanin. "Unë po bëj një apel urgjent për të gjitha vendet mike që e duan Libanin të qëndrojnë pranë tij dhe të na ndihmojë të shërojmë plagët tona të thella," tha kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy