Protesta, Logu: Është krijuar front i gjerë, por nuk prodhon gjë. “Rama në burg, Berisha në burg” nuk mbështetet nga të gjithë

Protesta, Logu: Është krijuar front i gjerë, por nuk prodhon gjë. “Rama në burg, Berisha në burg” nuk mbështetet nga të gjithë

Avokati Besart Logu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se kapitujt më të vështirë për vendin në procesin e integrimit janë ato për bujqësinë. 

 

Të vështirë, që nuk po i japin rëndësi janë kapitujt për bujqësinë. Është sektor i harruar. Për 30 e ca vite fshati ka qenë i harruar, nuk është investuar, nuk ka pasur vëmendje.

 

Është një gropë e madhe e zezë që nuk ka pasur vëmendje nga shteti. 

 

Pjesa e drejtësisë, standardeve, lufta kundër korrupsionit. Do të kthehet debati në statistika dhe kjo qeveri për statistika merr notën 10. Në mandatin e 3-4 nuk është qeverisur fare. Vijojnë e thonë në kohën e Berishës, këta duhet të krahasohen me vitin paraardhës. 

 

I ndalur tek protesta e qytetarëve, Logu tha është krijuar një front i gjerë, por nuk po prodhon gjë.

 

Sipas Logut, thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” nuk mbështetet nga të gjithë. 

 

3 ditë kam qenë në protestë. 

 

Në cilësinë time si Besart teorikisht e Kam mbështetur. Praktikisht, jo se jam kundër po shoh gamë të gjerë qëndrimesh, zhvillimesh që krijojnë front të gjerë, por nuk prodhon gjë. Tendenca revolucionare për të shuar gjithçka taktikisht janë gabim.

 

PD e ka mbështetur. Ka prezencë të demokratëve në shesh. Jo me simbole dhe elementë që lidhen me PD-në.

 

 Nuk është masa që i përgjigjet thirrjes “Rama në burg, Berisha në burg’. E mbështesin ekstremistët e Qorit dhe të mllefosurit e PD-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy