Negociatat mes tre ekspertëve përfaqësues të PS, PD, LSI, kanë dështuar.
Përfaqësuesi i LSI-së Ylli Manjani tha për mdiat se ishte rënë dakord për shumicën e çështjeve por kishin mbetur shumë pak prej tyre pa u zgjidhur, gjë që nuk të çon drejt konsensusit.
Dështimin e negociatave e paralajmëroi edhe ambasadori amerikan Donald Lu në një deklaratë në protestën qytetarë –pro Reformës në Drejtësi.



