Zjarri në Fier drejt shuajes/ Ndotje e madhe në zonë, banorët shfaqin probleme me frymëmarrjen

Zjarri në Fier drejt shuajes/ Ndotje e madhe në zonë, banorët shfaqin probleme me frymëmarrjen

Një grumbull trarësh druri pranë hekurudhës Fier-Vlorë, në afërsi të ish-stacionit, janë përfshirë sot nga flakët. Korrespondentja Evi Gjini në një raportim për edicionin e lajmeve në Mcn Tv bën me dije se flakët tashmë janë vënë nën kontroll dhe po shkojnë drejt shuarjes. Ndërkaq, ndotja në zonë ka qenë e jashtëzakonshme dhe banorët kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. 

“Zjarri është arritur të vihet në kontroll dhe po shkohet drejt fikjes së tij. Ka qenë një zjarr jashtëzakonisht i madh, që ka ndotur ambientin duke rrezikuar edhe disa shtëpi aty pranë. Zjarri ka rënë në ish-ndërmarrjet e vjetra, që sot përdoren nga privatët. Traversa prej druri kanë qenë të hequr që janë zëvendësuar me hekur dhe beton dhe ishin lënë të grumbulluara. Ndaj dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Policia ka marrë edhe kamerat e sigurisë pasi lagjja është e banuar. Tymi i zi është shkaktuar sepse traversat kanë qenë të lyera me naftë bruto. Ndotja është jashtëzakonisht e madhe. Banorët kanë pasur edhe probleme me frymëmarrjen. Situata s’ka zgjatur shumë, rreth 60 minuta, një orë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy