Brunilda Lika, avokate tha në studion e MCN Informacion se nga 1996 në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Shqipëria kanë mbërritur 1300 çështje. Më tej Lika shton se është një numër shumë i ulët duke marrë parasysh drejtësinë në vendin tonë.
Sipas Likës, qytetarët janë ndërgjegjësuar më shumë për të drejtat ligjore që ata kanë.
Ne vendin tonë ka rrije të numrit të çështjeve që i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Do ta vlerësoja që numri duhet të ishte dhe më i lartë, duke marrë parasysh vendimet që jepen në gjykatat tona.
Që nga viti i ratifikimit nga Shqipëria kanë mbërritur 1300 çështje drejtuar nga individë, grup individësh, shoqata dhe organizata nga shteti unë, nga këto 1300 çështje kanë marrë një vendim kundër Shqipërisë 204 çështje.
Sipas vlerësimit të institucioneve, ka rritje në rang popullsie, dhe në krahasim me shtete e tjera të rajonit. Ky numër është pak duke marrë parasysh zbatimin e ligjit në vendon tonë.
Që një qytetar, grup individësh apo shoqatë të dërgojë një çështje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut duhet të jetë brenda afatit ligjor 4 mujor nga momenti që është dhënë vendimi i GJL apo GJK, kjo e fundit nuk është detyrim. Duhet t’i drejtohet kësaj gjykate brenda afatit 4-mujor dhe të jetë konstatuar një shkelje e caktuar. Të gjithë hallkat dhe afati ligjor.
Qytetarët kanë një ndërgjegjësim për të drejtat e tyre ligjore. Janë më të informuar, sidomos vitet e fundit. Sa më shumë koha kalon informacioni bëhet më i mundshëm, aksesi bëhet më i thjeshtë.
Ka një emancipim, dhe një dëshirë për të marrë informacion.



