
Adriana Kalaja, kandidate për deputete e Partisë Demokratike tregoi në studion e MCN Informacion se nëse ajo do të zgjidhet deputete një nga ligjet e para që ajo do të propozonte do të ishte heqja e 30% e parashikuar për gratë në Parlament.

Kam shumë dëshirë që të ketë ndryshim të qasjes që kanë njerëzit, për mënyrën si grua bën politikë. Do të kisha qejf, si e djathtë, si kandidate e një partie konservatore që një nga ligjet e para do të ishte heqja e 30% e parashikuar për gratë. Gratë nuk duhet të jenë në një institucion se kështu e përcakton ligji, se ka një normë të caktuar. Por gratë duhen të jenë për atë që ofrojnë. Nuk e çmoj korrekte që në parlament duhet të shkojë një grua e paaftë, që nuk është nismëtare për të sjellë ndryshim ligjor qoftë dhe për gratë. Jam kundër një grua budallaçke që do futet atje se e kap lapsi.
Është më mirë të kontribuojmë në figurat që përfaqësojnë një grua dinjitoze sesa në këto kuota që janë diskriminuese për vetë gratë.



