Koreja e Veriut po përgatitet të dëbojë ushtarib amerikan TravIs King, i cili hyri ilegalisht në territorin e saj në korrik nga Jugu.
Kështu bëri me dije agjencia shtetërore e Koresë së Veriut KCNA të mërkurën më 27 shtator.
Pas përfundimit të hetimit organi kompetent i Republikës Popullore Demokratike të Koresë vendosi të dëbojë Travis King, një ushtar të ushtrisë amerikane që hyri ilegalisht në territorin e vendit .
“Duke kaluar kufirin me Jugun, Travis King u përpoq të shpëtonte nga keqtrajtimi dhe diskriminimi racor në ushtrinë amerikane", tha KCNA në gusht, duke konfirmuar se ushtari ishte arrestuar nga Pheniani.



