
Ish-anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati foli sot nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV për zhvillimet në PD. Sipas Bushatit këto zhvillime janë dramatike, por edhe pa këto zhvillime PD sipas saj ishte e destinuar të përfundonte me rrjedhje dhe si fasadë e qeverisjes.
“Zhvillimet e këtyre ditëve janë dramatike por PD edhe pa këto zhvillime ishte e destinuar të përfundonte me rrjedhje dhe si fasadë e qeverisjes. Edhe sikur kjo të mos kishte ndodhur PD nën drejtimin e Bashës nuk kishte ndonjëherë shans të vinte në pushtet”, tha Bushati.



