Rusia: Politikat agresive të SHBA dhe NATO, mund të rezultojnë në përplasje mes fuqive bërthamore

Rusia: Politikat agresive të SHBA dhe NATO, mund të rezultojnë në përplasje mes fuqive bërthamore

Politikat agresive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, që çojnë drejt një përfshirjeje gjithnjë e më të thellë në konfrontimin ushtarak, mund të rezultojnë në një përplasje të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore. Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një konferencë shtypi të mërkurën. “Rreziku më i madh është se me politikat agresive për shkaktimin e një disfate strategjike ndaj Rusisë në konfliktin ukrainas, ata kanë provokuar veten e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO vazhdojnë të rrisin aksionet dhe të tërhiqen gjithnjë e më thellë në një konfrontim ushtarak. Është e qartë se një i tillë politika, të cilën ne e cilësojmë si të pamatur, është e aftë të çojë në një përplasje të drejtpërdrejtë të armatosur midis fuqive bërthamore”, tha ajo. “Nuk ka nevojë të shpjegohet edhe një herë thelbi i rreziqeve strategjike që lindin në lidhje me këtë dhe natyrën potencialisht katastrofike të zhvillimeve të mëtejshme të ngjarjeve sipas skenarit më të keq.” Zakharova tha se Rusia ishte plotësisht e vetëdijshme për seriozitetin e situatës dhe “sistematikisht dërgon sinjale kthjelluese për vendet perëndimore”. “Problemi, është se Perëndimi është thjesht i fiksuar pas histerisë anti-ruse dhe një lufte hibride totale kundër vendit tonë. Ai nuk tregon gatishmëri për të perceptuar në mënyrë adekuate pozicionin tonë. E gjithë përgjegjësia për degradimin e mëtejshëm të situatës bie mbi kryeqytetet perëndimore. Nga ana jonë, ne vetëm mund të ritheksojmë me vendosmëri se Rusia është e vendosur të mbrojë interesat e saj të sigurisë dhe ne nuk do t'i rekomandonim Perëndimit të dyshonte në këtë”, përfundoi Zakharova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy