Mashtrimi me call center, SPAK: Kërcënonin italianët me të dhënat personale, Tito: Paraja s'duhet të jetë në duart e kriminelëve

Mashtrimi me call center, SPAK: Kërcënonin italianët me të dhënat personale, Tito: Paraja s'duhet të jetë në duart e kriminelëve

SPAK ka dalë në një konferencë për mediet në lidhje me sekuestrimin e dy call cenetarve që mashtronin qytetarët italianë nëpërmjet bursave.

Prokurori Eneid Nakuçi në fjalën e tij tha se mashtruesit kërcënonin italianët me të dhënat personale. Sipas tij, analiza e llogarive bankare ka nxjerrë në dritë faktin që paratë ktheheshin në kriptovaluta dhe bëheshin të pagjurmueshme.

Kryesisht viktimat ishin shtëpiake, shtëpiakë, pensionistë që kishin dëshirë të fitonin para me lehtësi. Besnikëria e klientit ishte kaq efikase saqë viktima e kishte lejuar mashtruesin të hynte në kompjuterin e tyre. Kur viktimat refuzonin mashtruesit bëheshin agresivë, duke i kërcënuar me të dhënat personale që kishin. Mashtronin nëpërmjet blerjeve në Amazon  dhe investimeve në Bitcoin. Ishte krijuar një strukturë e vërtetë, operatorë e konsulentë. Analiza e llogarive bankare ka nxjerrë në dritë faktin që paratë ktheheshin në kriptovaluta e bëheshin të pagjurmueshme. Administratoti e dy konsulentët më të zotë. Dje u sekuestrua serveri qendror që bllokoi edhe të gjithë aktiviteti.

Pjesë e konferencës ishte edhe prokurori italian Raffaello Tito, i cili sqaroi se pjesë e skemës mashtruese kishin rëndë 220 qytetarë nga vendi i tij. Ai bëri thirrje që të kihet më shumë respekt për paranë dhe se nuk është kjo mënyra se si investohet.

Nga hetimet e para të mashtruarit italianë ishin 220. Një numër i madh parash të humbura. Në vijim të kontrolleve të kryera, mendojmë se personat e mashtruar shkojnë deri në 1200. Shqetësimi im është se paratë mund të përdoren me qëllim të keq. Paraja nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperojmë para, në Bitcoin është e vështirë të rikuperohen këto para. Dua t’ju paralajmëroj të investoni në rrugë të ligjshme e të sigurta.

Kujotojmë se policia italiane në bashkëpunim me SPAK-un ka shpallur në kërkim pesë persona në Shqipëri, pasi akuzohen se kanë vjedhur miliona euro nëpërmjet mashtrimeve online. Në kuadër të operacionit të përbashkët me Shqipërinë, autoritetet italiane arrestuan gjithashtu 3 persona.

Masat paraprake dhe kontrollet janë kryer ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë me banim në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar qindra shtetas italianë për disa milionë euro, shkruajnë mediet italiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy