
Numri i të vdekurve nga kalimi i tajfunit Hinnamnor i cili goditi Korenë e Jugut është prej 10 personash, teksa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, me stuhinë e fuqishme që goditi bregdetin jugor duke shkaktuar dallgë të mëdha duke sjellë shira të dendur.
Tajfuni, një nga më të fuqishmit që ka prekur vendin aziatik prej dekadash, përmbyti rrugë dhe ndërtesa gjatë kalimit të tij gjatë së martës dhe të hënës. Në qytetin portual juglindor të Pohang, një nga zonat më të goditura, shtatë trupa dhe dy të mbijetuar u nxorën nga parkingu nëntokësor i zhytur në ujë, në një kompleks apartamentesh.
Të nëntë u bllokuan pasi hynë për të lëvizur makinat e tyre gjatë shirave të dendur, sipas mediave lokale.
Tajfuni Hinnamnor detyroi më shumë se 4700 persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre për arsye siguri dhe shkatërroi rreth 12.000 shtëpi dhe ndërtesa. Afro 90 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë, por në pjesën më të madhe furnizimi është rikthyer mëngjesin e sotëm.
Para mbërritjes së tajfunit, autoritetet e Koresë së Jugut mbyllën më shumë se 600 shkolla në mbarë vendin si masë paraprake dhe linjat ajrore lokale anuluan rreth 250 fluturime të brendshme.



